Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 49-vjeçarit Edmond Papa.
Është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Dyshohet që 49-vjeçari Edmond Papaj ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge.
Ndërkohë Papaj ka qenë bë banesën e vëllait pasi ndodhej pranë në lokalin e vëllait që ndodhej rreth 50 m larg banesës.
Dyshohet se është ndjekur nga autorët që kanë survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me gati 9 plumba dhe më pas ka humbur jetën në spital.
Viktima nuk jetonte në Tiranë, por vëllai dhe kohët e fundit kishte ardhur të banonte edhe 49-vjeçari.
Banesa ishte e të vëllait që e kishte marrë me qira. Autori i krimit dyshohet se ka qenë një person që i është afruar 49-vjeçarit dhe e ka qëlluar me 9 plumba.
Më pas ai dyshohet se është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Zona është monitoruar nga kamera sigurie./m.j