Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, ku eshte plagosur me pasoje humbjen e jetes nje person.
Edmond Papaj ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë.
Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra brenda lokalit në zonën e Selitës.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./m.j