Spinaqi toksik ka shkaktuar një alarm urgjent shëndetësor në Australi pasi njerëzit që e konsumuan atë pësuan sëmundje të rënda dhe halucinacione. Deri më tani, nëntë persona kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor pasi kanë ngrënë spinaqin e vogël të Riviera Farms nga Costco.
Autoritetet shëndetësore thonë se simptomat e tyre kanë përfshirë gjithashtu delir, rrahje të forta dhe të shpeshta të zemrës dhe shikim të paqartë. Riviera Farms thotë se beson se spinaqi ishte kontaminuar nga barërat e këqija, por asnjë produkt tjetër nuk është prekur.
“New South Wales Health” ka paralajmëruar se çdo pako me spinaq të markës me datë skadimi më 16 dhjetor nuk është e sigurt për t’u konsumuar dhe duhet të hidhet. Autoritetet nxisin këdo që ka përjetuar ndonjë simptomë të pazakontë pasi ka ngrënë spinaqin që të kërkojë menjëherë kujdesin spitalor.
“Askush nuk ka vdekur, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë dhe shpresojmë që të mbetet kështu, por këta njerëz janë mjaft të sëmurë… deri në pikën e halucinacioneve të theksuara, ku po shohin gjëra që nuk janë atje.”
Dr Darren Roberts, nga Qendra e Informacionit Poisons
Një zëdhënës i Riviera Farms tha se ata kishin marrë masa menjëherë, duke kërkuar nga dyqanet që t’i hiqnin ato nga raftet. Të gjithë të prekurit deri më tani janë nga Sydney, tha NSW Health, por ka njoftuar autoritetet në shtetet e tjera, ndërsa ka nisur hetimet përkatëse për rastin.
/a.r