Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot një prej masave më të forta që Parlamenti mori në fillimin e pandemisë së koronavirusit, dënimin me burg të qytetarëve që infektojnë të tjerët.
Pas ankimimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Kushtetuesja shfuqizoi dy paragrafe në Kodin Penal që dënonin qytetarët me gjobë deri në 8 vjet burg kur nga pakujdesia përhapnin sëmundje infektive.
Gjykata la në fuqi vetëm dënimin me burgim deri në 5 vjet për ata që përhapin me dashje sëmundje infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në prillin e vitit 2020 në kulmin e pandemisë së covid 19, si një prej masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
vizion plus / a.r