Dritan Shano eksperti i ekonomisë, ishte i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.
Ish—themelues i PD, anëtar i qeverisë pas ’92 Shano ishte pjesë e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave kur në krye ishte Genc Ruli. Zoti Shano, tregoi në Dritare TV si e larguan Rulin nga drejtimi i ministrisë, për shkak të akuzave për kontrabandë.
Dritan Shano: “Genc Ruli ishte ministër kur diskutohej druri i arës. Kishte dyshime asokohe për transporte të paligjshme të drurit të arrës. Akuza që nuk u verifikuan, por edhe nuk përputheshin dot me figurën e Rulit. Unë i përkas atij grupi njerëzish që jam ndarë nga opinion publik dhe i besoj institucioneve. Dhe për sa kohë institucionet nuk provuan akuzat, për mua akuzat nuk qëndrojnë.
Në 1991 në krye të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ishte Genc Ruli. Në atë kohë filloi dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Guardia di Finanza.
Genci më mori në kabinetin e tij. Vinte çdo ditë, një metër e gjysmë faks nga Guardia di Financia, që raportonte pozicionin e anijes Sotirios.
Ata e kishin gjetur dhe ne nuk dinim asgjë për të. Mendoni një ministër të ri që merrte k/të faks çdo ditë, në një kohë idealizmi. Policia jonë e kap dhe i merr librat anijes, por anija ikën.
Anija mendohet se kishte cigare kontrabandë dhe mbase edhe armë. Por nuk u konfirmua. Kjo i kushtoi Genc Rulit, largimin nga qeveria.
Rudina Xhunga: E kujt ishte anija?
Dritan Shano: Mbase e atij që e hoqi, dhe e shoqëroi për të ikur./m.j