Në lidhje me rastin që është bërë viral në një studio televizive ku përplasja mes dy vajzave arriti, përveç dhunës verbale edhe në dhunë fizike. Pastori Akil Pano shprehu qëndrimin e tij në Dritare TV, duke theksuar se ishte një ngjarje që u realizua për të fituar klikime duke nxjerrë jashtë çdo kornize figurën e femrës.
“Çështja është më e thjeshtë nga sa e mendojmë, detyra e medias është edukimi, informimi dhe shpërndarja e vlerave, por ajo që u pa nga të gjithë shqiptarët është një nga skenat më të shëmtuara. Ka një tjetërsim të modelit të vazjës, del vajza “garipe”, jo një zonjushë e sigurt në vetëbesimin e saj.
Shihet një model vajze, e cila imiton modelet më të shëmtuara. Përmes një programi mediatik të realizuar me regjistrim dhe jo live, mund edhe ta shmangnin të gjithë skenën. Pasi një program ka përgjegjësit e saj, autor, redaktor, producent, të cilët mund edhe të mos e shfaqnin ngjarjen dhe ato reagime, që u përfolën në një dimension shumë të gjerë. Këto janë modele që ngjisin kryesisht të adoleshentët në një moshë të hershme.
Një skenë e përgjakshme e përdorur mediatikisht. Në këtë rast televizioni bëhet përgjegjës. Për klikime apo për famë, këto situata janë një famë klikimesh e rreme, e cila do të zgjasi për pak kohë.”,u shpreh Pano./m.j