Pesë nxënës të moshës 13 deri në 16 vjeç janë arrestuar nga Policia greke pasi kanë sulmuar dhe kanë tentuar të përdhunojnë një shoqe të klasës së tyre. Bashkë me ta janë arrestuar edhe prindërit e fëmijëve të cilët janë dërguar në Prokurori për moskujdesje.
Sipas “burimeve” policore, pasditen e djeshme, një nënë 45-vjeçare ka shkuar në Departamentin e Sigurimit të Korinthit dhe ka denoncuar se pesë shokë të klasës së vajzës së saj kanë tentuar ta përdhunojnë në oborrin e shkollës.
Siç tha ajo, në orën 11 të mëngjesit të së mërkurës teksa vogëlushja ndodhej në oborrin e gjimnazit, pesë shokë të mitur të klasës, duke vepruar së bashku, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë rrahur në gjoks dhe organet gjenitale.