Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. “Urime Kosovë e shumë suksese!“, shprehet Begaj.
/s.f