Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dërguar sot patrullën e parë të bombarduesve bërthamorë që nga momenti kur flota e tij strategjike u godit nga një sulm me dron nga ukrainasit.
Lideri rus dërgoi dy avionë Tu-95MS, të njohur si “Arinjtë”, mbi Detin e Japonisë në atë që u cilësua shfaqje e fuqisë së zjarrit. Pamje të publikuar në media treguan dy bombarduesit bërthamorë në qiell të shoqëruar nga eskorta Su-30SM dhe Su-35S.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës më pas bëri të ditur se të gjitha fluturimet nga Forcat Ajrore Ruse janë kryer në përputhje me rregulloret ndërkombëtare.
Flota Tu-95 është pjesë integrale e armaturës bërthamore të Kremlinit, por avionët janë përdorur gjithashtu për të lëshuar raketa shkatërruese jo-atomike që shkaktojnë shkatërrim në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Megjithatë, sipas zyrtarëve rusë, dy nga flota në bazën ajrore Engels-2, afër Saratovit, u dëmtuan nga një sulm ukrainas me dron. Pas sulmit, të paktën gjashtë bombardues strategjikë u larguan nga baza në Engels drejt një destinacioni të panjohur.
/a.r