Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit.
Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shprehet se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.
/a.r