Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej kohësh ka nisur nga përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, që do të mbahen vitin që vjen.
Pak ditë nga mbajtja e Primareve, Berisha do të takohet sot me 55 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së, që kanë dalë nga votimet përmes këtij procesi.
Takimi në fjalë do të mbahet në selinë blu në orën 13:00.
Kujtojmë se 4 bashki PD ia ka lënë aleatëve të saj, ndërsa bëhet fjalë për Pustecin, Finiqin, Dropullin dhe Himarën. Ndërkohë, në Malësinë e Madhe (nuk u zhvilluan primaret dhe Fushe Arrez, janë shtyrë zgjedhjet në një date tjetër pasi rezultati doli balotazh.
/s.f