Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Angli. Mariglen Ruçi, një emigrant shqiptar humbi jetën Ngjarja raportohet se ndodhi ditën e hënë, në Thorndon Gardens në orët e para të mëngjesit. Familja e të riut, konfirmoi për Dosja.al se Ruçi është djegur brenda shtëpisë. Sipas asaj që raportohet, shqiptari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së barit. Mirëpo, mister mbetet fakti se përse nuk është raportuar për vdekjen e shqiptarit në mediat britanike.
Ajo që thuhet në ‘Getsurrey.co.uk’ është se fqinjët u tmerruan pas zbulimit të trupit brenda shtëpisë. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim.
Familjet që jetojnë aty pranë kanë mbetur të shokuar. Fqinja, Jenette Banton, e cila jeton përballë shtëpisë së djegur tregon se u zgjua natën nga flakët. Ajo tha: “Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur e fika dritën [për të shkuar në shtrat.] Pak para orës 2 të mëngjesit pashë dritë të madhe nga jasht dhe gjithçka që pashë ishte flakë të mëdha kudo nga shtëpia përballë. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe. Ishte një zjarr shumë i madh. Policia erdhi një orë më vonë.
“Është tronditëse të ndodhë pak para Krishtlindjeve. Sot në mëngjes ishte një furgon i madh zjarrfikës dhe policia ka qenë këtu gjatë gjithë ditës”- ka thënë fqinja.
Një tjetër person që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm pashë shtëpinë në flakë. “Makinat e zjarrfikësve ishin këtu brenda pak kohësh me policinë. Zjarri ishte i madhmbi çati. E rrëzoi të gjithë çatinë. Është vërtet e çuditshme sepse ka qenë gjithmonë një zonë familjare ”.
Mariglen Ruçi, 24-vjeçari shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda një shtëpie bari që ka marrë flakë në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
/a.r