Shtëpia në Viçidol të Tropojës e ish-Kryeministrit Sali Berisha ka shërbyer dikur si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu thotë Berisha në një intervistë në Tv Klan, i cili ndër të tjera shprehet se me UÇK-në dhe LDK-në ka patur marrëdhënie shumë të mira.
Blendi Fevziu: Cilat kanë qenë raportet tuaja me UÇK-në dhe me LDK-në?
Sali Berisha: Raportet e mia me LDK-në kanë qenë të shkëlqyera. Raportet e mia me UÇK-në nga ata përfaqësues që kanë qenë këtu kanë qenë shumë të mira. Unë jam përpjekur të bëj me të gjitha mundësitë e mia modeste avokatinë e UÇK-së.
Blendi Fevziu: Është e vërtetë që shtëpia juaj në Tropojë në Viçidol ka qenë një bazë e UÇK-së?
Sali Berisha: Po, kryesore në atë zonë. Pa diskutim.
Blendi Fevziu: Me apo pa aprovimin tuaj? Domethënë kishit ju dijeni?
Sali Berisha: Me aprovimin tim të plotë. Me aprovimin tim të plotë. Dhe nuk mund të kishte lëkundje për ta mbështetur.
/a.r
Kulmi.. Ky jo vetem qe nuk i ka lene shtepine UÇK-s, por i ka etiketuar si terroriste dhe i ka arrestuar disa funksionare te larte te UÇK-s.