Lakra është një perime e shëndetshme ashtu si dhe brokoli, lakra jeshile, apo spinaqi. Ajo ka përbërës të dobishëm, të cilët gjenden në një sasi më të madhe në lëngun e lakrës.
Disa nga përbërësit e lakrës janë;
Antioksiduesit– gjenden në lakër dhe në lëngun e lakrës. Ato në organizëm luftojnë radikalet e lira, që janë të dëmshme. Substancat fitokimike- këta përbërës të lakrave forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë organizmin që t’i luftojë viruset e edhe sëmundjet më të rënda, siç është kanceri.
Thartirat yndyrore omega-3- ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Vitaminat- lakra është plot me substanca të dobishme, sikur që janë vitaminat A dhe E, të cilat e përtërijnë organizmin.
Thartira e qumështit- lëngu i lakrës përmban thartira të qumështit, të cilët ndihmojnë florën e zorrëve, duke dezinfektuar zorrën e trashë