Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës për ambasadorët e Gjermanisë Angelica Viets, ambasadorja franceze Daviet dhe Ambasadori italian Ferrarese gjatë takimit me Veselin kanë kërkuar që zgjedhja e Presidentit të ri të jetë në përputhje me afatet ligjore.
Po ashtu theksohet se Veseli ka premtuar “ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike”.
Ja çfarë thuhet në njoftim:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot zhvilloi takime me Amasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, Ambasadoren e Frances, Maryse Daviet dhe Ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese, njofton kumtesa nga Kuvendi i
Kosovës.
Në këto takime u bisedua për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar. Ambasadorët shprehen shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave.
Nga ana e tij kryetari Veseli duke vlerësuar qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar theksoi se si kryetar i Kuvendit të Kosovës të gjithë fokusin e ka në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar.
Në takime u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Ambasadorët theksuan nevojen që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike.