CEO i kompanise KRACO, Sokol Kraja zhvilloi nje leksion te hapur me studente dhe pedagoge te Fakultetit te Bioteknologjise dhe Ushqimit te Universitetit Bujqesor te Tiranes per te treguar experiencen e tij ne ngritjen e kompanise KRACO dhe sfidat ne tregun boteror te kesaj kompanie.
“Kraco eshte kompani lider ne tregun shqiptar dhe nje nga kompanite e njohura nderkombetare ne fushen e pijeve te ngrohta . Produktet e Kraco-s, teresisht Made in Albania gjenden sot ne supermarketet e Spanjes, Frances, Hollandes, Italise, Greqise, Kosoves dhe Maqedonine e Veriut . Kjo fale standarteve te larta , procedurave te rrepta dhe punonjesve te mrekullueshem te nivelit nderkombetar qe kompania jone ka . Jemi nje Ambasador i mire i Shqiperise ne tregjet e Bashkimit Europian. Grupi Kraco ka rreth 250 te punesuar te cilet trajnohen dhe vleresohen ne menyre te vazhdueshme. Strategjia jone eshte te krijojme talente brenda kompanise qe te qene te afte te perfaqesojne Kraco-n ne tregjet nderkombetare.”– tha Kraja.
Me studentet u bashkebisedua per drejtimet e formimit shkencor qe jane te nevojshme sot, me aftesite manaxheriale qe kerkon tregu, per menyren se si duhet te perqasen tregut te punes dhe te mos emnigrojne jashte vendit pasi tregu vendas ofron mundesi te pafundme per ata.
Studentet pyeten Krajën se cfare mundesish punesimi ofron kompania KRACO, trajnimet qe ben dhe mundesia e karieres brenda kompanise.
“Kraco eshte vendi i njerezve qe e duan punen, qe kane formim te tille qe mund te perballin sfidat nderkombetare qe Kraco ka cdo dite” – tha Kraja.