Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së në selinë blu ka akuzuar serish ambasadoren amerikane ne Tirane Yuri Kim se ka nderhyre ne punet e brendshme te PD, njeheresh i ka bere thirrje presidenti Biden qe te ndale doren e saj, pasi po e kthen Shqiperine ne nje “republike bananesh”
“Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë. Nuk mund të ndodhë kurrë, kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe i bëj thirrje Biden të ndalojnë ambasadoren e tyre ta trajtojë Shqipërinë në mënyrë të tillë. Ne nuk mund të pranojmë kurrë bananizimin e këtij vendi”, deklaroi Berisha.
Njeheresh ai tha se ish-kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha do hyjë në histori pasi sipas tij Rama nuk do arrinte kurrë në përmasat e një përbindëshi të politikës pa të.
Sipas tij Basha edhe sot mbetet peng i Ramës pasi prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse që ta komandojë dhe ta urhdërojë, ndërsa vuri theksin te situata e krijuar pas largimit të tij brenda partisë.
“Lulzim Basha do hyjë në histori se Rama nuk do arrinte kurrë në këto përmasa të një përbindëshi të politikës shqiptare. Edhe sot është peng i tij, prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse, se do ta ketë e ta komandojë e ta urdhërojë. Le të bëjë çfarë të dojë me të, por ne gjetëm këtë situatë të trashëguar. Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi ynë dhe vendosmëria jonë e përballja me këtë regjim. Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni”, tha ai./m.j
Jo republik bananesh,por republik Majmunash pa banane .
Keshtu vijne punte o monstra e vicidolit,ke kujtuar se Zot nuke ka po ja qe erdhi koha,vonoje po nuke harroje.Ti a i mendon krimet tuaja te pa fundme,sa e sa shqiptare te pa fajshem ke varrose,o kriminele.Zoti te hakmerret me ty deri ne palce,ti mendon se nuke do ti paguah krimet,deri ne nji,do te denoje aty ku do te djegin fare,qe nuke do gjehet sherim me per ju vrasesit.