Kryeministri britanik Rishi Sunak shpalosi para parlamentit të tij një plan të ri për të trajtuar çështjen e emigracionit të paligjshëm që synonte veçanërisht shqiptarët.
Për këte Sky News intervistoi një azilkërkues shqiptar i cili ka kaluar kanalin anglez me gomone në Mars.
Por a mendon ai se kjo politikë e konservatorëve do të ndalojë emigrantët shqiptarë të shkojnë në Britaninë e Madhe?
“Ata e dinë tani se nuk do të jetë e lehtë dhe se asgjë nuk do të bëhet nëse vijnë këtu. Por ata prapë mendojnë se duke jetuar në mënyrë ilegale dhe duke u fshehur do të funksionojë. Ata do të vazhdojnë të kalojnë kanalin dhe të vijnë këtu me çdo mënyrë”, ka thënë një azilkërkues Denis Arapi.
Kjo strategji e fundit për të rregulluar sistemin e dobët të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar vjen pas përpjekjeve të qeverisë britanike për t’i dërguar azilkërkuesit në Ruandë në verë.
Nasa Abdullah i cili është nga Irani ishte në bordin e avionit i cili do të nisej për në Ruandë por u anulua në momentin e fundit.
Irani dhe Afganistani janë regjime diktatoriale, Shqipëria është e lirë. Nuk mund ti krahasosh këto dy vende me njëra-tjetrën”, ka thënë emigranti Nasa Abdullah.
Sipas Sky News më shumë se 44,700 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me varka të vogla vetëm këtë vit.
/s.f