Gjykata italiane ka dënuar me 10 vite burgim, shqiptarin 22-vjeçar, i cili qëlloi 18 herë me armë zjarri ndaj ish të dashurës së tij dhe familjarëve të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatën e 10 gushtit të vitit 2021, në rrugën “Kennedy “në qendër të Galipolit, Itali.
Ibrahim Rudin, u shpall fajtor për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë, pasi për fat të mirë të plagosurit arritën të mbijetonin, pavarësisht breshërisë së plumbave.
/s.f