Kush është tifozja më e zjarrtë, Ivana Knoll apo Suzy Cortez? E para është tifoze e Kroacisë dhe e dyta e Argjentinës, ku të dyja skuadrat do të luajnë mbrëmjen e sotme.
“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës dhe miss “BumBum” i kanë “çmendur” fansat me postimet provokuese në rrjetet sociale. Por jo vetëm, pasi ato shfaqen edhe me veshje seksi në stadium.
Kujtojmë se Knoll është kritikuar për veshjet e saj në Katar. Ajo ka marrë kritika nga zyrtarët lokalë, pasi tifozët ishin paralajmëruar më herët se nuk duhej të vishnin rroba që tregonin shpatullat dhe të shmangnin fundet e shkurtra.
Ndërkohë, super tifozja e Lionel Messit dhe fituesja e miss “BumBum”, Cortez, ka premtuar mbështetjen e saj për skuadrën e saj, Argjentinen, gjatë turneut, pavarësisht se ka lindur në Brazil./m.j