Ambasadorja amerikane Yuri Kim është drejt mbarimit të mandatit por ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe pak më gjatë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk është thyer etika diplomatike pasi ka nisur procesi i zëvendësimit. Po ashtu ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ka krisje të marrëdhënies së Ramës me Kim.
“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur sic është thënë dhe nga ministria e jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin por departamenti i shtetit.
Amerikën e kemi të vecantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Dje kishim takim të gjatë konstruktiv e miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.
/e.d