Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta.
Sipas stacioneve meteorologjike rajonale, parashikohet që ditën e mërkurë moti të jetë nën ndikimin e kushteve të paqebndrueshme.
Gjatë mbasdites pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të sjellin reshjet e shiut, të cilat fillimisht do të jenë me intensitet mesatar më pas me intensitet të lartë.
Ndërkohë parashikohet që gjatë ditës së mërkurë të ketë edhe shkarkesa elektrike në të gjithë territorin.
/e.d