Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku bëri thirrje për të kursyer 5% energji në plan kombëtar.
“T’i kthehemi edhe njëherë praktikës së mirë që patëm gjatë muajit shtator dhe tetor. Është e domosdoshme që të kemi një target kombëtar prej 5% të paktën për kursim. Duhet pasur parasysh gjithashtu që planet tona për të ardhmen në energji janë plane të rëndësishme dhe agresive,” – u shpreh Balluku.
Ministrja tha se gjatë janarit dhe shkurtit do te fusin në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë janë të stacionuara Triport.
Sipas saj kushtet atmosferike pas datës 17 do të përmirësohen dhe nuk do të ketë reshje, kështu që duhen marrë masa që qeveria të vazhdojë të mbrojë çdo qytetar dhe të mos aplikojë fashën 800 kwh.
/e.d