Gjinekologu Shkëlqim Balili shpjegoi në “Shije Shtëpie” në Tv Klan tre gjëra ku çiftet mund të bazohen që të ndikojnë në përcaktimin e gjinisë së fëmijës së tyre. Megjithatë, nëse shkenca ju duket e vështirë, ai sjell edhe një mit me origjinë aziatike që është formuluar në teorinë e grupit të gjakut të partnerëve dhe mund të jetë një metodë për të lindur djalë.
Shkëlqim Balili: Ka edhe disa mite të tjera që varet, por nuk janë të sigurta, që varet nga grupi i gjakut. Dihet që grupi i gjakut te meshkujt dhe te femrat çdo 4 vjet rinovohet. Kur seksi bëhet kur ti ke gjakun e ri, kjo është një metodë japoneze, kineze, krijon mundësinë që të bësh djalë, edhe te mashkulli, edhe te femra.
Katerina Trungu: Është formulë?
Shkëlqim Balili: Është formulë, ka disa tabela dhe femra nëse ka gjakun e ri ajo mund të bëjë djalë.
Katerina Trungu: Duhet ta kishim provuar doktor, vërtet, të kishim marrë laps e letër.
/s.f