Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në një intervistë shprehu mbështetjen ndaj Kosovës lidhur me tensionet që po përballet së fundmi me Serbinë për veriun. Stoltenberg shprehet se BE dhe NATO po punojnë ngushtësisht për të ulur tensionet.
“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës. Mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese”, tha Stoltenberg.
/s.f