Idajet Beqiri ka risjellë dhe njëherë në vëmendje atë që ndodhi me vjedhjen e floririt në Krrabë.
“Përveç kallëzimit për Metën bëra dhe kallëzimin për vjedhjen e floririt në Krrabë me dy të pandehur. Dy kërkova të ishin personat.
Përralla të gjitha. Ishte e organizuar nga Berisha, mori sa mundi dhe të njëjtën gjë bëri dhe Meta në dhjetor të 99-ës) Me një pjesë të madhe të atij floriri janë blerë toka, vila.
Një pjesë e mirë e floririt është depozituar jashtë, deri në Kongo ka shkuar. Veç Zvicrës ku e çoi badigardi i Metës floririn, të dy badigardët e Metës ikën shumë shpejt. Me kancer thanë.
Si Gazi Dede, si Linda Ihsani si badigardët e Metës dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish që kanë ikur para kohe nga kjo jetë, por që kanë patur lidhje të ngushta me Berishën dhe Metën ata janë eleminuar.
Spak nuk e filloi çështjen penale për kallëzimin që bëra për floririn”, tha Beqiri në Dritare TV.
Meta shumë më i rrezikshëm se Berisha!
Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të cilët thotë se fshihen pas çdo vrasjeje që nga vëllezërit Haklaj e tek gjithë të tjerat.
“Prokurorët direkt dhe indirekt i kanë lexuar shumë dosje dhe e dinë kush fshihet pas një dosjeje, kush fshihet pas një masakre etj.
Të gjitha vrasjet e bujshmë duke nisur nga vëllezërit Haklaj që janë bërë, nuk ka ndodhur asnjëra pa dijeninë dhe pa mbështejten e fuqishme të Sali Berishës dhe të Ilir Metës.
Të tërë mund të çuditen. Ilir Meta është më i rrezikshëm se Berisha në të gjitha vrasjet që janë kryer në këtë vend. Nuk ka vrasje të bujshme në grupet që kanë ndodhur, pa qenë prezent me qënien e tij, me idetë e tij vetë Ilir Meta.
Prokurorët e SPAK duke i patur këto dosje e dinë se çfarë rrezikshmërie paraqesin këta persona, çfarë janë në gjendje të bëjnë. Kjo i step”, tha avokati në bisedën në studio me Dritan Hilën.
Avokati flet për operacionet e Metës e Kryemadhit: Kushtuan mbi 285 mijë euro, SPAK po heton
Operacione super të shtrenjta për të gjithë familjen, fatura nga llogari offshore dhe detaje të panjohura ka zbuluar avokati Idajet Beqiri.
“Për Metën kam çuar në SPAK problemin e operacioneve estetike që ka kryer së bashku me bashkëshorten e vet, fëmijët e vet dhe vetë Ilir Meta.
Meta e ka nisur me stomakun, ku bëri ndërhyrje në Austri dhe i kemi marrë të sakta provat me të gjitha informacionet, sa ditë ka qendruar, kosto etj.
Pastaj në San Marino. Aty kanë bërë operacione të shumë të shtrenja plastike bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, të gjithë fëmijët dhe vetë Meta.
Veç ndërhyrjes në stomak edhe probleme të tjera. Në San Marino dalin dhe probleme të tjera. Kemi gjetur dhe faturën si u nisën lekët nga Qipro, nga cila bank offshore është nisur, çfarë numri ka ajo transfertë edhe me shumën 285 mijë euro, që është document autentik.
Kemi kush i ka pritur lekët në San Marino, cila bankë është ajo që i ka pritur këto lekë, se banka është brenda spitalit, çfarë ndërhyrjesh, çfarë ndërmjetësimi një shqiptare që punon në atë spital dhe është mjeke, dhe është mikja më e ngushtë e Ilir Metës dhe çfarë favore ka bërë Meta me të për shërbimin që i ka bërë. SPAK i ka dërguar të gjitha letrat e porosisë edhe në Austri edhe në San Marino edhe në Qipro dhe po kryen hetimet.
Jam në dijeni që SPAK po kryen hetime”, zbuloi Beqiri.
/s.f