Këtë te hënë është paraqitur pranë SPAK ish-ministri i PD, Aldo Bumçi.
Ai ështe paraqitur, pranë struktrës antikorrupsion rreth orës 9:30, për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit.
Mediat shkruajnë se ai do pyetet si person që ka dijeni. Bumçi ishte paraqitur më herët vetëm në Prokurori.
Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.