Mikëpritjen e aktorëve të skenës shqiptare, djali i artistit Ndrec Luca, Gjergji, vijon ta shoqërojë me video për publikun. Pas Margarita Xhepës, ai ka postuar në rrjetet sociale një video plot humor me aktorin Viktor Zhusti, ku krahas vlerësimeve për aktorin që sapo ka shënuar të 80-tat ironizon edhe aludimet mediatike për një dashuri të mundshme të tijën.
Në një ambient të ngrohtë në Korçë, prej ku po darkojnë, Gjergj Luca dhe Viktor Zhusti kanë zgjedhur të ironizojnë aludimet mediatike për një dashuri të mundshme të aktorit që sapo ka shënuar të 80-tat.
Gjergji, djali i artistit Ndrek Luca, pas vlerësimeve për Zhustin, thotë me humor se shpreson që edhe ai t’i ngjasojë sadopak aktorit Viktor Zhusti kur të mbërrijë në këtë moshë, edhe sa i përket dashurisë. Kujtojmë se në prag të këtij përvjetori, Zhusti ishte protagonisti i shfaqjes “Mbreti Lir” në Metropol, një nga produksionet më të suksesshme të skenës teatrore të këtij viti me regji të Jonida Beqos.
“Burri plaket kur do vetë/ Leksione dashurie nga aktori 80-vjeçar… Pas lajmit sensacional të dashurisë së aktorit 80 vjeçar Viktor Zhusti me të dashurën e tij 22 vjeç më të re, sot e konfirmova edhe një herë vitalitetin e këtij artisti. I bukur, miqësor, hamshor dhe modest”, është shënuar në statusin që shoqëron videon e publikuar./m.j