Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se njoftimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikane, është një rast i paprecedent.
Megjithatë Ngjela shtoi se kjo mund të jetë një shenjë pozitive, pasi SHBA ia jep këtë mundësi vetëm disa shteteve aleate të fuqishme.
Pjesë nga deklarata e Ngjelës në emisionin “Open”:
Nuk kam parë të ketë konflikt kryeministri me ambasadoren, po të ketë me ambasadoren ka me Amerikën. Ambasadori është përfaqësues i presidentit amerikan në funksion të Kushtetutës. Keni ndonjë dijeni se si bëhet procesi për ndryshimin e ambasadorit? Botërisht është bërë ndonjëherë në Shqipëri? Asnjëherë.
Sipas eksperiencës time, bëhet vetëm me vendet e mëdha që ka Amerika, ia paska dhënë të drejtën edhe Shqipërisë. Nuk e di. Por kur ndodh kjo, vjen një ambasador shumë i rëndësishëm. Ka një konflikt ruso-amerikan në Shqipëri. Dhe nuk ka mundësi të konfliktohet politika amerikane me kryeministrin e Shqipërisë, janë non-sense. Janë flagrance, por politika nuk është flagrancë.
Nuk konfliktohen ata me shefin e maxhorancës, kjo është doktrinë. Politika amerikane është në një pozicion që ne i themi reformë, kur thonë që do të luftojnë korrupsionin, që kanë nxjerrë non-grata shefin e opozitës. Ky kryeministri juaj thotë rubla, gabim bën, nëse ka informacion ta nxjerrë.
Këto bëhen me shtetet e fuqishme që kanë lidhje me Amerikën. Ky rasti i Shqipërisë po më krijon një mendim se çfarë po ndodh, se nuk ua japin të gjithëve këtë që të fillojnë procedurën për ambasadorin./m.j