Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 2 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 80 testime, ndërsa 14 qytetarë janë shëruar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 80 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në bashkitë: Nga 1 qytetarë në Kamëz dhe Fier. Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.
/s.f