Lufta për një qytet të Ukrainës është kthyer në “Luftën Botërore të Ferrit” pasi Vladimir Putin ka dërguar “kasapët” e tij për të luftuar në një betejë që është përshkruar si “grirëse mishi.”
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se trupat e Putinit e kanë shkrumbuar qytetin lindor të Bakhmut-it. Kurse, ushtarët ukrainas i krahasojnë skenat me luftën e llogoreve të stilit të Luftës së Parë Botërore.
Qyteti, që dikur strehonte 70,000 njerëz, ka qenë nën bombardime intensive për më shumë se gjashtë muaj.
Trupat e Putinit po përpiqen ta kthejnë qytetin në një tokë të shkretë të askujt dhe pas të lënë vetëm trupa të pajetë. Megjithatë edhe Ukraina nuk po rri duarkryq.
Kostyantyn, një mitraloz ukrainas, tha se shokët e tij po rrëzojnë forcat ruse me granatahedhës dhe mitralozë, duke e përshkruar atë si një “rrip transportues” të trupave ruse.
Një nga ushtarët ukrainas tha për Financial Times duke përshkruar numrin e madh të viktimave: “Ata janë thjesht mish për Putinin dhe Bakhmut-i është një grirës mishi”.
Pa energji elektrike dhe pa ujë, ushtarët e Ukrainës thonë se Bakhmut-i është kthyer në një qytet fantazmë si Izyum-i dhe qyteti jugor i Mariupol-it.
/a.r