Teksa tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë, deputetja serbe Rada Trajkoviç ka bërë përgjegjës për situatën presidentin Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se jeta e fëmijëve të saj është në rrezik.
Deputetja e cila kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, ka shkruar kërcënohen edhe fëmijët e saj, ndërsa janë identifikuar dhe personat që e kanë kanosur.
“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.
Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviç për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.
/e.d