Ministria e Financave dyfishon dëmshpërblimet për të përndjekurit politik. Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave ka bërë sot publike në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë bërë disa ndryshime ligjore, të cilat konsistonin në ndarjen në dy kategori të ish të përndjekurve politikë: në atë parësore dhe joparësore. Kategoria e parë është kategoria parësore, në të cilën përfshihen: Për kategorinë e parë me prioritet, “Gra, ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”. Për kategorinë e dytë me prioritet, “Persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”. Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”. Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë, të cilët, pavarësisht moshës në momentin e pagesës, kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”. Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të rradhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”. Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur moshën 75 vjeç”.
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist, është ndarë, në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 përqind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore, dhe 30 përqind për trashëgimtarët e ish të dënuarve. Nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekëh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%. Gjatë vitit 2014, janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekë. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014, iu dha përparësi atyre ish të dënuarve që janë gjallë, si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç, janë paguar në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%.