Hashim Thaçi, njëri nga politikanët kryesorë të Kosovës, dyshohet se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Dyshimet kësaj radhe arrijnë deri në Afrikë. Thaçi pritet të marrë një ftesë nga Gjykata Speciale. Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sërish po ballafaqohet me akuza të rënda për përfshirje të tij në tregti me organe njerëzore. Ndërsa ish-komisari politik i UÇK-së po bëhet gati për t’u zgjedhur në postin e presidentit të Kosovës, agjencia gjermane e lajmeve DPA ka raportuar të enjten mbi akuzat e reja kundër Thaçit – akuza jo të panjohura, por tani të zgjeruara me dyshime se kryediplomati i Kosovës mund të jetë i përzier në tregti në organe edhe në Afrikë, transmeton dialogplus.ch.