Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Ndër të tjera, Xhaçka thotë se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe të Kosovës.
Sipas saj, e rëndësishme është rivendosja e qetësisë dhe sundimit të ligjit në vend.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.
/s.f