Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5-katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.
Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror.
Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00.
Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.
/s.f