Anglia është jashtë Kupës së Botës, pavarësisht një ndeshjeje mjaft të mirë kundër Francës. Në qendër të analizës së ndeshjes nga mediat angleze ishte edhe performanca e arbitrit të ndeshjes, brazilianit Wilton Sampaio.
Kapiteni anglez, Harry Maguire dhe ish-mbrojtësi Gary Neville hodhën akuza në drejtim të tij, ahkruan Metro.
“Sampaio është një arbitër i tmerrshëm. Njerëzit do të thonë se është një justifikim, por unë nuk po them që Anglia humbi për shkak te tij. Por ishte një makth, një arbitër i paafte. Është një vendim i thjeshtë për golin e parë. Saka goditet, duhet të jetë një faull dhe jo te vazhdoje loja” ankohet ish-mbrojtësi.
Një nga protagonistët e skuadrës angleze, Jude Bellingham, foli gjithashtu për gjyqtarin brazilian.
“Çdokush mund të ketë një lojë të keqe, nëse je futbollist apo gjyqtar pak rendesi ka. Mendoj se nuk ishte aty ku duhej të ishte, për sa i përket nivelit të kësaj lloj ndeshjeje. Le te themi qe nuk ishte ne nivelin e duhur per ta arbitruar”.
Ndeshja Angli-Francë përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të “Gjelave”.
/s.f