Nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashper ne lidhje me sulmet serbe ne veri te Kosoves, dhe tensionimin e situates prej tyre.
“Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe është e papranueshme. Kosova e pavarur dhe integriteti i saj territorial janë realitete të pakthyeshme. Dialogu dhe jo gjuha e forcës kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Rajonit tonë.
Duke dënuar me forcë sulmet e strukturave paramilitare serbe në veri të Kosovës dhe provokimet e vjetëruara të autoriteteve më të larta serbe, apeloj për maturi nga ana e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe vendimmarrje nën koordinimin e ngushtë me partnerët tanë strategjik ShBA&BE.
Në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqupërisë nxis institucionet shqiptare të jenë në krah të autoriteteve kosovare.
Heshtja e institucioneve të Republikës së Shqipërisë ndaj gjuhës luftënxitëse të Presidentit të Serbisë është e pakuptimtë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë krah Kosovës dhe institucioneve të saj”, reagon Gjekmarkaj./m.j