Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut i ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen e të mbrojnë liritë dhe të drejtat e tyre.
Berisha, nëpërmjet rrjeteve sociale u shpreh ndër të tjera se liria e fjalës sot është në gijotinë për shkak të Edi Ramës.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri.
Nderkohe qe per shume vite ka qene i renditur i ne 10 armiqte me te medhenj te shtypit dhe te lirise se fjales ne bote, rangliste qe e ka dominuar per vite me radhe, tani ka kthyer “pllaken” por s’ka harruar zakonin.
Statusi i plotë:
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Shqipërinë kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste.
Të dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës, xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit 1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të njeriut.
Në traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike.
Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre. Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.
Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera. Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në tërësi në një vit 38 qytetarë.
Qytetarët shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1981.
Edi Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të gjitha këto sipas raportit të fundit të World Justice Project, Shqipëria e Edi Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature komuniste. Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama./m.j