Ish-fituesja e çmimit “Miss Kroacia” ka bërë një premtim të madh, i cili do të realizohej nëse Kroacia triumfon në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Të premten Kroacia siguroi kalimin për në gjysmëfinale, pasi eliminoi Brazilin në ekzekutimin e penalltive.
E jashtë fushës së lojës vëmendjen në këtë turne e mori Ivana Knoll, e cila po shfaqet mjaft tërheqëse në Katar.
Ivana, e cila po shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit kroat dha një premtim të madh pas ndeshjes kundër Brazilit.
E pyetur nga shtypi gjerman se çfarë do të bënte nëse Kroacia do të bëhej kampione e botës, Knoll, e cila mbante një flamur kroat, tha: “Nëse kjo ndodh, flamuri bie…”, duke premtuar se do të dilte lakuriq.
/e.d