Qeveria e Kievit e vlerëson përpjekjen dhe një rol të mundshëm nga Selia e Shenjtë për një marrëveshje paqeje të ardhshme me Rusinë, megjithëse për Ukrainën nuk ka ardhur ende koha për ndërmjetësim.
“Nëse doni paqe, mos dërgoni raketa çdo javë për të shkatërruar infrastrukturat tona, mos vazhdoni të dërgoni ushtarë për të pushtuar qytetet tona, mos aneksoni territore që u përkasin të tjerëve”, tha Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba para gazetarëve në një mision me ambasadën ukrainase në Selinë e Shenjtë.
“Do të vijë koha e ndërmjetësimit dhe nëse Selia e Shenjtë dëshiron të marrë pjesë, do të jetë e mirëseardhur”, shtoi ai.
/e.d