Ashtu si të gjithë partnerët nuk janë krijuar të barabartë, edhe shenjat nuk mund të jenë të tilla. Për shembull në shtrat, ka shenja që “performojnë” më mirë se të tjerat.
Ja edhe renditja e shenjave më të mira në shtrat, sipas horoskopit:
Akrepi (23 tetor-21 nëntor)
Nuk ka asgjë si një dashnor Akrep. Lakmia e tyre shtyn ndërveprimet edhe me të tjerët gjatë gjithë ditës, madje duke përdorur edhe forcën në dhomën e gjumit. Ata janë të njohur për faktin se janë besnikë dhe mbrojtës. Akrepët janë partnerë fantastikë, romantikë, të zhytur në mendime, ndërkohë janë edhe energjikë dhe të gatshëm të provojnë çdo gjë.
Ujori (20 janar-18 shkurt)
Nëse jeni duke kërkuar një partner pa shpirt në shtrat, Ujori është partneri që ju duhet. Ujorët janë gjithmonë të gatshëm për të provuar pozicione të reja ose për të sjellë lodra në shtrat. Kjo është një shenjë që shkon me rrjedhën.
Luani (23 korrik-22 gusht)
Një tjetër shenjë energjike. Luanët janë partnerë lozonjarë dhe të lumtur, të cilët dëshirojnë të provojnë gjëra interesante. Dëshironi të provoni një përqafim në kuzhinë apo nën yje? Luanët janë për kuzhinën, sigurisht. E vetmja gjë që i penalizon Luanët është se duan të plotësojnë dëshirat e veta, pa menduar shumë për partnerin.
Peshorja (23 shtator-22 tetor)
Kjo shenjë do që t’i mbajë gjërat e barabarta edhe në shtrat. Peshoret janë famëkeqe, sepse duan gjithmonë të kenë të drejtë. Janë partnerë romantikë, sigurohen që të jenë të kënaqur dhe të gjitha nevojat e tyre të plotësohen.
Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)
Partneri i Shigjetarit do t’i mbajë gjërat pasionante për aq kohë sa nuk ndodh diçka serioze mes çiftit. Kjo shenjë e ashpër i pëlqen të dijë se është shoqëruar me një partner të denjë. Partnerëve Shigjetarë u pëlqen të flasin pisët në shtrat.
Dashi (21 Mars-19 Prill)
Në një lidhje romantike, Dashi mund të jetë i vështirë për t’u kënaqur. Dashët janë pasionantë dhe energjikë. Ata mund të jenë argëtues, por kanë tendencën për t’u mërzitur shpejt. Nëse jeni tipi i personit që mund të marrë drejtimin në dhomën e gjumit, Dashi nuk do t’jua lërë këtë detyrë.
Demi (20 Prill – 20 maj)
Nëse pozicioni misionar do të ishte një shenjë, do të ishte, pa dyshim, Demi. Demët kanë një standard të shkëlqyer dhe në shtrat pëlqejnë aventurat. Demat janë të kënaqshëm në shtrat, ndonjëherë kanë më shumë dashuri sesa pasion.
Peshqit (19 shkurt – 20 Mars)
Peshqit bëjnë dashuri, jo seks. Peshqve u pëlqen më shumë faza e lojës përpara aktit. Peshqit janë tejet emocionalë në përgjithësi, prandaj edhe në shtrat nuk mund të mos ishin të tillë.
Binjakët (21 maj-20 qershor)
Ndoshta nuk ju vjen si bombë, por Binjakët janë ose të dashurit më të mirë në botë, ose më të hutuarit. Ata janë të dhembshur, të dashur, të interesuar dhe aventureskë.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Ata që janë në shenjën e Gaforres janë pasionantë dhe dashurojnë shumë. Sidoqoftë, duke qenë shenja më të ndjeshme, ata i dëgjojnë shumë të tjerët dhe marrin sugjerime të gabuara. Me një Gaforre as mos provoni diçka të re në dhomën e gjumit, sepse ato thjesht do të mërziten.
Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)
Virgjëreshat e dinë se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Ato nuk e kanë problem t’ia tregojnë këtë gjë partnerit. Kjo mund të ketë edhe pasoja negative, sepse ka partnerë që bezdisen.
Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)
Bricjapët pëlqejnë gjithçka, thjesht nuk duan të provojnë gjëra të reja. Ato duhet ta planifikojnë seksin para kohe dhe asgjë nuk duhet të ndodhë jashtë planit.
/e.d