Brazili dhe Kroacia diskutuan në shtesë biletën për gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
Pas gjysmë ore loje, Perisiç do lëshonte sinjalet e para, me një gjuajtje me të majtën, por pa gjetur dot portën. Në fundin e fraksionit, Neymar merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, topi ndalet në mur, me portierin e ballkanasve që e ka të lehtë ta kontrollojë sferën.
Sërish O’ney rrezik konstant për portën e kundërshtarit, sërish ylli i PSG-Së nuk mposht dot Livakoviç. Presioni i skuadrës së Tite u rrit me kalimin e minutave, por më kot, pasi Kroacia dukej shumë mirë e vendosur në prapavijë.
Goli i Selecciaos do vinte nga Neymar, në të 105-tën. Pasime të shpeshta të 5 herë kampionëve të Botës lënë të shtangur në vend ekipin e Zlatko Dalic, që e pëson pas një rezistence të gjatë.Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund, Bruno Petkoviç vendosi ekuilibrat në fundin e sfidës./m.j