Deputeti socialist Erjon Braçe, i cili njëkohësisht mban edhe detyrën e kryetarit të Komisionit Kuvendor të Ekonomisë ka dalë kundër nismës së Ministrisë së Transporteve për targat me çip.
Sipas Braçes kjo nismë do të ketë kosto të madhe për qytetarët.
Ai ka kritikuar Ministrinë e Transporteve edhe për kontrollin teknik të automjeteve, teksa ka kërkuar liberalizimin e këtij tregu.
“Kam dy jave qe degjoj:
“Ka nje propozim per “targat me cip” dhe ne po e shqyrtojme”!!
Une e kuptoj seriozitetin e burokracise ne cdo rast; Po keta a kuptojne se “targat me cip” dhe me ate kosto per qytetarin, nuk jane hic prioritet per shpenzimet familjare?! Per me teper kur eshte nje “propozim i pa kerkuar”!
Doni prioritet zotni? Liberalizimi i sherbimit te kontrollit teknik te automjeteve, ky po qe eshte prioritet!!
Pse pengohet? U be gabim i tmerrshem kur u lidh ajo kontrate, po behet gabim tani qe ruhet monopoli me nje sherbim qe cdo periudhe piku, vit per vit, prodhon fjaline qe nuk vlen: Kompania te marre masa”, shprehet Braçe.