Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur sot në zyrë ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç. Sipas asaj që njofton zyra e shtypit e PD-së, të dy kanë zhvilluar një bisedë miqësore të përqendruar te sulmi i ditës së martë dhe gjendja politike në vend.
“Kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam pyetur ndihmësit e mi çdo 15 minuta”, i tha Mesiç Berishës. “E kam ditur që në fillim se është një sulm i organizuar. Përvoja ime e gjatë në politikën ballkanike më tregon se kjo nuk mund të ishte një rastësi”.
Kryetari i PD-së, i cili është shfaqur me syze me xhama të errët, për të mbuluar shenjat e sulmit që i ndodhi dy ditë më parë, i ka shpjeguar mikut të Shqipërisë dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se goditja u bë nga një informator i Policisë, me porosi të ministrit Çuçi dhe vetë Edi Ramës.
Më pas, Berisha u ndal te dramat aktuale të Shqipërisë, shpopullimi dhe rënia e pluralizmit nëpërmjet paralizimit dhe manipulimit të votës së lirë, por edhe përpjekja për të zhdukur opozitën. “Kemi humbur më shumë shqiptarë gjatë 8 viteve të fundit se Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Berisha.
Ish-presidenti kroat tha se kryetari i PD-së është dëmtuar fizikisht, por është ndihmuar politikisht. “Ata ju kanë bërë nder me këtë sulm dhe kanë dëmtuar veten”, shtoi ai. Mesiç i tha Berishës “ju jeni babai i demokracisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ju i duheni Shqipërisë, shqiptarëve dhe Europës, sepse jeni demokrat”, përfundoi ai. Duke zbardhur si ‘padashje’ por me sinqeritet se Berisha po perpiqet te perfitoje nga grushti qe dha ne fytyren e tij i semuri mendor Gerti Shehu, diten e protestes me 6 dhjetor.
Në fund, pyetjes se pse kundërshtari i tij mund ta bëje këtë, Berisha iu përgjigj: “Edi Rama nuk e gëzon dot një sukses të vetin, sado i madh qoftë, pa dhunuar kundërshtarin. Është në psikën e tij”. Zoti Berisha në mbyllje të takimit e falënderoi zotin Mesiç për kujdesin, interesin dhe miqësinë e tij për të dhe shqiptarët./m.j
Sali Berisha, me këto syze, është bërë dhe ngjan me Sami Ahmenin, tek filmi “Fije që priten”…..
Rastesi të çuditëshme….