Këngëtarja me famë botërore Celine Dion zbuloi se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Nëpërmjet një videoje në instagram, ajo tregoi se vuan nga çrregullimi neurologjik Stiff Person Syndrome (SPS).
Këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian.
Më konkretisht bëhet fjalë për Courage World Tour, ku anulohen tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023 (mes tyre koncerti i saj në Greqi më 9 qershor 2023).
/e.d