Rritja e konsumit si pasojë e afrimit të festive të fundvitit kanë stabilizuar ecurinë e çmimeve në vend. Ekspertët analizojnë se një situatë e tillë nuk është e përhershme dhe trendi rritës pritet që të rikthehet në muajt e parë të vitit për shkak të pasigurive. Ata sugjerojnë që qeveria të ketë nën vëmendje luftën ndaj informalitetit.
Përtej efekteve negative inflacioni i lartë ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Ekspertët theksojnë se rritja e të ardhurave në buxhet mund të jetë ndikuar edhe nga procesi i fiskalizimit.
Aktualisht inflacioni në Shqipëri është 8.3% ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson se ai do të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024.