Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Azerbajxhan, ku është takuar me Presidentin e këtij vendi, Ilham Aliyev.
Vizitën e ka njoftuar vetë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kjo vizitë e Ramës në Azerbajxhan vjen 3 javë pasi Presidenti azer ndodhej në Shqipëri për vizitë zyrtare.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga zv/Kryeministrja dhe ministrja e Energjetikës Belinda Balluku dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Kujtojmë se Presidenti i Azerbajxhanit ndodhej në Tiranë më 15 Nëntor në një vizitë zyrtare.
Një ditë më parë, Rama ndodhej në Bruksel pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
/a.r
E motra “Lilo”, si thua, qënka më i gjatë se Alievi, ky “I GJATI” ynë ?…..
I qoftë mbarë rruga dhe për hajr çdo gjë që ka menduar e vepruar.
Amin