“Sot nderojmë kurajon e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.” Kështu shprehet Ambasada amerikane në Tiranë në një postim në Twitter, dedikuar Ditës së Rinisë.
Rinia sot, thuhet më tej në postim, vijon që t’i japë formë të ardhmes së vendit, ndërsa shtohet se SHBA qëndron krah për krah me Shqipërinë ndërsa kjo e fundit merr hapat e saj të radhës për t’u bërë vend anëtar i BE-së.
Sot Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentë shqiptarë dhe të rinj protestuan kundër një prej regjimeve komuniste më mizore në Evropë dhe iniciuan rënien e saj, duke u bërë protagonistët e një momenti kryesor në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Rinia sot vijon që t’i japë formë të ardhmes së vendit dhe SHBA qëndron krah për krah me shqiptarët ndërsa ju merrni hapat e radhës drejt udhëtimit tuaj demokratik për t’u bërë shtet anëtar i BE-së.
Ambasada amerikane në Twitter
/a.r