Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Alessandria të Italisë ku drejtonte veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit.
Në zonën Acqui Terme, është çmontuar një qendër e vërtetë e prodhimit të lëndëve narkotike. Brenda strukturës që drejtohej nga shqiptari janë gjetur 67 llamba halogjenë për nxitjen e rritjes së bimëve të kanabisit, 3 sisteme kondicionimi për të mbajtur një temperaturë konstante dhe një sistem vaditje.
Investimi i bërë kapte shifrën e 21 mijë eurove në total. Ndërkohë brenda ndërtesës u gjetën 1200 bimë kanabisi të përmasave të ndryshme. Policia italiane nuk kishte mundur të binte në gjurmët e të riut shqiptar më herët edhe pse ai banonte pranë zonës ku zhvillonte edhe veprimtarinë e tij kriminale.
Nga mediat italiane, raportohet se vlera e siguruar në muaj nga shitja e kanabisit, arrinte deri në 45 mijë euro.
/s.f